Zaev: Populli po zgjohet

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev deklaroi sot se qytetarët janë duke u zgjuar dhe po kuptojnë se në këtë vend nuk as liri, as demokraci.
Në një deklaratë për Plusinfo, Zaev tha se qëllimi i opozitës është që të ndreqë anomalitë shoqërore dhe t’i rikthejë të ardhmen dhe prosperitetin Maqedonisë.

“Ditën kur do të ndodhë ndërrimi i pushtetit, do të duhet të ndryshohen të gjitha anomalitë e deritanishme. Opozita ka përpara popullit obligim të madh që të luftojë për një jetë më të mirë të qytetarëve. Obligimi im dhe yni është që për këtë të luftojmë. Kjo mund të jetë e vështirë, për shkak se gjithçka është partizuar. Por ne nuk do të gjunjëzohemi”, tha Zaev.

Ai u shpreh se një gjë është e qartë dhe kjo është se “këtu nuk ka më shtet”.

“Gjithçka është partizuar! Prandaj duhet të luftojmë për të një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, tha lideri socialdemokrat.

Duke folur për pritshmëritë e tij për vitin 2015, Zaev tha se edhe ky vit do të jetë shumë i vështirë për qytetarët.

“Maqedonia po bëhet gjithmonë e më shumë e partizuar, ndërsa demokracia po shënon hapa mbrapa”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button