Shumë kandidat shqiptarë bien nga konkursi për polic, nga 400 pranohen vetëm 76

Nga gjithsejtë 105 shqiptarë që parashihej të pranohen në konkursin për polic, pas trajnimit disa mujorë, pranohen vetëm 76 ndërsa 24 të tjerë nuk arrin ti përmbushin kriteret e trajnimit.

Nga konkursi i policëve  i shpallur kohë më parë, për pranimin e 44o policëve të ri, pas përfundimit të trajnimit prej 12 muajve në Idrizovë të Shkupit, 32 persona që kanë konkurruar nuk kanë arritur t’i plotësojnë kushtet e pranimit dhe ata nuk do të jenë në radhët e policëve të ri.

Sipas zëvendësministrit të MPB Zemri Qamili, për Portalb,  nga 32 persona që nuk kanë arritur t’i plotësojnë kriteret e pranimit janë 24 shqiptarë.

Në konkurs sipas metodologjisë 10 për qind pranohen  dhe numri i përgjithshëm shkoi në 440 kandidat. 10 prej kandidatëve  janë tërheq dhe mbetën 430.  5 kandidat shqiptarë vullnetarisht u larguan nga konkursi. Në këtë konkurs ishte paraparë punësimi i 105 shqiptarëve dhe deri ne fund mbeten 100. Rangimi dhe përzgjedhja është bërë sipas  pikëve qe kandidatët kanë treguar  gjatë trajnimit, gjatë testimit me shkrim, ushtrimeve fizike, disiplinës. Sipas suksesit që treguan kandidatët shqiptarë me punë do ët fillojnë 76 polic shqiptarë ndërsa 24 do të pajisen me certifikate, por megjithatë sipas nevojës këto 24 MPB do t’i angazhoje në punë. Kandidatët janë të barabartë, përgjegjës janë vetë kandidatët, ata e kanë ditur se ka rangim”, thotë Zemri Qamili.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, deklaron për Portalb se në konkurs është marrë parasysh përfaqësimi i drejtë dhe proporcional. Ai nuk dha të dhëna për strukturën etnike të kandidatëve që kanë rënë ga konkursi pas trajnimeve disa mujore, por thotë se gjithçka është varur nga vetë kandidatët dhe suksesi që ata kanë treguar gjatë trajnimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button