Ajo gjeti vend në restorantin e shqiptarit ku 60 mijë njerëz presin, por s’ka me kë të shkojë!

Restoranti Noma, i cili ka hapur seli edhe në Tokio, me pronar shqiptar Rene Rexhepin është shpallur si më i miri në botë gjatë 4 viteve të fundit. Të rezervohet një tavolinë për darkë për dy persona në këtë restorant është afër të pamundurës. Por Stefani Robeski nga San Francisko ka arritur të rezervojë tavolinë për dy persona që të festojë ditëlindjen e 39 të saj. Por s’ka me kë të shkojë!
Ajo në internet po kërkon një person që do ta shoqërojë në këtë restorant në Tokio.

“60 mijë persona janë munduar që ta fitojnë këtë rezervim, un isha më fatlumja dhe fitova rezervimin për dy persona. Për fat të keq, s’kam me kë të shkoj. Për këtë qëllim un kërkoj një partner që të më shoqërojë dhe ti mundësoj atij ta shfrytëzojë këtë shans që vjen njëherë në jetë”, ka shkruar Stefani.

Por ajo nuk pranon gjithkënd, ka vendosur disa kritere.

Duhet të jetë i vetëm, i moshës 28 deri 46, të jetë nga San Francisko dhe ai vet ti mbulojë harxhimet për fluturimin nga San Francisko për në Tokio.

Darkën që kushton 550 dollarë për një persona do ta paguajë vet ajo.

Deri më tani janë paraqitur qindra kandidat, por shumica prej tyre nuk I plotësojnë kushtet.

Shefi kryesor i restorantit Noma, Rene Rexhepi është interesuar për gjithë këtë histori dhe ka nxjerrë lajmin në profilin e tij në Twiter.

“Një vajzë kërkon një djalë për një darkë epike në Tokio”, shkruan Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Back to top button