Zgjohet pas 12 vitesh nga koma, dëgjonte dhe shikonte gjithçka

Kur ishte 12 vjeç, Martin Pistorius nga një djalë i shëndetshëm, u kthye në një person të fiksuar pas elektronikës dhe më pas bie në një gjendje të pashpjegueshme kome.

Ai kaloi dhjetëra vite në koma, me trupin e tij të pashpresë për të reaguar dhe i paaftë për të folur apo vepruar. Kjo i shkaktoi familjes së tij një brengë të madhe saqë familja kishte shkuar deri aty sa të “dëshironte” vdekjen e tij.

Në janar të vitit 1988, kur Pistorius ishte 12 vjeç, ai u kthye një ditë nga shkolla me dhimbje fyti për t’u mos u kthyer më kurrë në klasë.

Muajt që pasuan përkeqësuan edhe gjendjen e tij. Mjekët më të specializuar nuk ishin në gjendje të përcaktonin shkakun e gjendjes së tij, por dyshimet e tyre lidheshin me një meningjit kriptokoksik.

Katër vjet, ai filloi të rimarrë vetëdijen dhe pak lëvizshmërinë, derisa arriti të ndreqte edhe një kompjuter thuajse jashtë çdo funksioni.

Megjithatë, gjendja e tij ishte vetëm kjo: Lëvizte shumë pak, nuk fliste me të tjerët, nuk i shikonte në sy, nuk “ndjente” kur e preknin, por dëgjonte shumë mirë dhe fatkeqësisht kjo e fundit do t’i shërbente për të dëgjuar mallkimin e së ëmës.

Pas zgjimit nga koma 12 vjeçare jeta e Martin Pistorius mori një tjetër kthesë.

Pas studimeve për shkenca kompjuterike, Martin sot jeton në Angli ku ka edhe kompaninë e tij për web design. Ai jeton së bashku me bashkëshorten e tij, Joana.

Në vitin 2011, Martini shkroi një libër “Ghos Boy” për udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm në botën e mbyllur të ndjenjave dhe trupit të tij, ndërsa në vitin 2008 ai u martua dhe u zhvendos në Brianinë e Madhe.

“Shpresoj që të vdesësh”

Momenti më i vështirë për Martini ishte kur dëgjoi nënën e tij të thoshte: “Shpresoj që të vdesësh”. Mendova se ai nuk do e dëgjonte, ka thënë nëna. Djali i saj bënte në atë periudhë plot 10 vjet që ishte i izoluar në trupin e tij të pafuqishëm dhe pa ndjenja. Ai ka qëndruar në koma për 12 vjet, por ka dëgjuar gjithçka. Por nuk mund të reagonte, qante apo fliste.

Dy vjet më pas ndodhi mrekullia, Martin u zgjua./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button