Krijo probleme të reja që të harrohen të vjetrat

Ajo që javë me radhë fokusimi i opinionit publikë është në reformat në arsim dhe ndryshimet e fundit në Ligjin për arsim të lartë, është një nga mënyrat e qeverisë për ta hequr vëmendjen e qytetarëve nga problemet e tjera, vlerësojnë ekspertët.

Profesor Zdravko Saveski për REL thotë se qeveria aktuale shpesh e përdorë këtë metodë për të hetuar qytetarët, ose të kthejë vëmendjen e tyre në një temë të caktuar dhe që nuk është në interes të tyre, që të mund ata të realizojnë atë që kanë planifikuar.

“Shumë shpesh për të tërhequr vëmendjen përdoren çështje që kanë karakter etnik, dhe këto heqin vëmendjen nga problemet reale ekonomike, kjo është një mekanizëm i qeverisë, është e mundur se edhe ngjarjet në arsimin e lartë përdoren për të hetuar qytetarët”, deklaroi Saveski.

Lajme të ngjashme

Back to top button