fbpx

RDK: Masakra e Reçakut, obligon shtetin e Kosovës të vazhdojë fuqishëm në ndërtimin e saj

Rilindja Demokratike Kombëtare përkujton 16 vjetorin e masakrës së Raçakut ku më 15 janar të vitit 1999 u masakruan 45 shqiptarë civil nga forcat paramilitare serbe në fshatin Raçak të Kosovës.

“Ky akt makabër ishte edhe arsyeja e fundit për fillimin e sulmeve të NATO-s ndaj forcave serbe të Millosheviçit, që bashkarisht me UÇK sollën çlirimin e Kosovës nga okupimi i forcave serbe dhe fillimi i një kaptine të re për Kosovën në përgjithësi.  RDK përkujton këtë masakër duke u përkulur para këtyre dëshmorëve dhe shumë dëshmorëve tjerë të kombit, që dhanë më të shtrenjtën nga vetja, jetën e tyre, në mbrotje të Kosovës dhe trevave tjera kudo që jeton kombi shqiptarë. Kjo masakër vazhdon të obligojë edhe më shumë shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptarë në përgjithësi për të vazhduar fuqishëm në ndërtimin e sa më të fuqishëm të shtetit të Kosovës, si dhe zhvillimin e kombit shqiptarë në përgjithësi.

Le të përkujtojm këtë masakër si obligim dhe përgjegjësi e madhe për të gjith udhëheqësit shqiptarë, që kurrë mos harrojn sakrificën për një të ardhme më të mirë për gjith kombin shqiptarë.” shkruhet në kumtesën e RDK.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close