Do të ndërtohet mozaiku rreth fontanës në shesh

Po vendoset rrethojë rreth përmendores “Ushtari në Kalë”, në sheshin Maqedonia ku po kryhet rekonstruimi i pllakave në shesh dhe po ndërtohet edhe një fontanë.

Punimet po kryhen nga kompania “Transmet” për 2.4 milion euro.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se rekonstruimi i sheshit do të përfundojë në stinën e verës. Gjatë periudhës së ardhshme do të ndryshohen edhe pllakat rreth shatërvanit, dhe do të rregullohet me mozaik.

Fontana e ujit do të jetë me dimensione 15 me 15 metra dhe ajo do të vendoset në hapësirën midis Urës së Gurit dhe përmendores së Aleksandrit të Madh.

Po ashtu pritet që të vendosen pllaka të reja guri në disa pjesë të sheshit, ulëse, kosha mbeturinash dhe ndriçim.

Lajme të ngjashme

Back to top button