fbpx

Ivanov në Katar, kërkon investime

Presidenti Ivanov, vizitën e tij të punës në Katar sot e filloi me takimin me emirin e Katarit, sheik Tamim Bin Hamad Ali Tani, kumtuan nga kabineti presidencial.

“Marrëdhëniet e mira politike, dialogu i rregullt i nivelit të lartë dhe korniza solide juridike krijojnë kushte për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik edhe për investimet katarase në Republikën e Maqedonisë”, tha Ivanov.

Në takimin është dakorduar shkëmbim vizitash zyrtare të nivelit më të lartë, ndërsa koha deri në realizimin e tyre do të shfrytëzohet për avancime të mëtejshme të kornizës juridike dhe për përpilimin e projekteve konkrete ekonomike, që të sigurohen investimet e Katarit.

Emiri Al Tani theksoi se kompanitë e Katarit janë të gatshme për bashkëpunim me Maqedoninë dhe tha se gjatë periudhës së ardhshme pritet që të intensifikohen kontaktet në nivel të biznesit. Si sfera në të cilat ekziston interesim për investim, ai përmendi bujqësinë, prodhimin e produkteve ushqimore, ndërtimtari, infrastrukturë, turizëm, patundshmëri, telekomunikime.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close