Reagimet në Fejsbuk për miratimin e Ligjit të arsimit të lartë

Pas miratimit të Ligjit të arsimit të lartë rrjetet sociale  përplot me reagime .

Mund të lexoni postime për deputetët, për studentët, për presidentin Gjorge Ivanov, por edhe për thirrjet e studentëve “të mos heqin dorë nga lufta”

Profesorët dhe studentët sot, pasi deputetët votuan ligjin, para Kuvendit organizuan varrimin e arsimit të lartë.

Ja disa nga reagimet e para:

„Ligjin e keni të shëmtuar”

“Një milion popull i këtyre u dha të drejtën të shkelin. Një milion popull, miliona herë heshti, milion herë kanë tundur dorën, miliona herë  janë bërë të verbër para krimit me vlerë me miliona, milion herë la që dikush tjetër të brengoset, miliona herë tha “ka edhe më keq”, miliona herë  nuk bëri gjë në vend që të hedh me gurë…”

“Ligji u miratua Lufta mund të fillojë”.

“Profesori Gjorge Ivanov ka shansin historik të mbajë anën e të vërtetës dhe më në fund të tregohet president i vërtetë i të gjithë qytetarëve. Vet duhet të zgjedh se a do të jetë heroi i gjithë këtij cirkusi që përgatiti pushteti, ose do të mbetet bashkëpunëtorë i shkatërrimit të demokracisë…”

“Vetëm të kujtoj, për ligjin e turpshëm kundër kushtetues, ligjin e arsimit të lartë votuan edhe deputetët e BDI-së. Në fakt sikurse tani  në Maqedoni që vendosej sistem i tolerant. Prandaj, nuk ka nevojë t’i kurseni në komentet  dhe ta kritikoni vetëm VMRO- DPMNE-në”

 

Lajme të ngjashme

Back to top button