Kartolina e një qyteti ku frymëmarrja të shkurton jetën, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Kartolina e mirëseardhjes në hyrje të Tetovës, “ Mirë se erdhët në Tetovë, qytetin më të ndotur në Evropë”, gati se nuk i bënë përshtypje askujt se po futet në qytet ky frymëmarrja të shkurton jetën.

Kjo kartolinë u kujton qytetarëve se ajri që marrim është dhejtëra herë më i ndotur se niveli i lejuar. Për dallim nga vetëqeverisja lokale që prezantoi masat kundër ndotjes së ajrit dhe që nuk i nxori nga sirtarët, shoqata “Ecoguerila”, kërkon ndihmën e qytetarëve nëpërmjet sensibilizimit me fletushka dhe pankarta që informojnë për rrezikun nga ajri i ndotur.

Nga shoqata shpresojnë se kjo mënyrë e sensibilizimit të qytetarëve me kartolina që bien në sy për dallim nga grimcat kancerogjene që i shtresojmë heshtur në mushkëri, do të rrisë përkrahjen e qytetarëve për protestat e radhës.

Deri sa qytetarët po zgjohen ngadalë, institucionet mbesin të shurdhër dhe deri më tani asnjë nga masat e  paralajmëruara të komunës së Tetovës nuk është realizuar në teren. As komuna dhe as Ministri i amiantit jetësorë Nurhan Izairi, nuk iu përgjigjën insistimit të Portalb për të kuptuar aktivitetet e tyre që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit në qytetin e Tetovës.

Përfaqësuesi i shoqatës “Ecoguerila”, Arianit Xhaferi thotë edhe pse tani për tani janë fokusuar në një kampanjë senzibilizuese nëpërmjet fletushkave, në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia e organizimit të protestave, duke shpresuar njëkohësisht edhe në një përkrahje më të madhe të qytetarëve. Xhaferi thotë se Këshilli I shoqatës këto ditë do të mbajë mbledhje dhe se do të shqyrtojë edhe kërkesën që kohën  fundit shtrohet nga shumë qytetarë për të protestuar.

Arianit Xhaferi  sqaron se shoqata “Ecoguerila” nuk do të pengojë qytetarët që të shprehin edhe pakënaqësinë e tyre ashtu siç mendojnë ata.

Nëse deri më tani nuk kemi lejuar që ti zihet rruga ministrit të ambientit jetësorë apo ashti siç kërkonin disa qytetarë që të gjuhet edhe me vezë, tani e tutje, ndotjen e jarit në Tetovës, ministri Nurhan Izairi do ta ndjejë në lëkurën e tij sepse ne nuk do të marrim përgjegjësi”, thotë Arianit Xhaferi.

Profesor, shkrimtar , poet , analist dhe personalitete të fushave të ndryshme japin përkrahjen e tyre në aktivitete e aktivistëve të “Ecoguerilës” kundër ajrit të ndotur. Ja se çfarë shkruaj ata në rrjetet sociale:

Analisti Xhelal Neziri i bën thirrje ministrit Nurhan Izairi të japë dorëheqje.
“Aman, ne do i japim rrogë ministrit të Ekologjisë veç le të japë dorëheqje në shenjë pakënaqësie për këtë helmim që i bëhet Tetovës dhe Pollogut në përgjithësi! Në të kundërtën, nuk ka pse të kërkojë vota BDI në këtë rajon, ku ka shpërndarë vetëm helm për 340000 banorët….”, shkruan Neziri.

Ndërkaq, shkrimtari dhe gazetari Bardhyl Zaimi shkruan: “Tash pa politike, pas kësaj Hiroshime me ajrin ne Tetove, pyesim : A ka ndërgjegje ministri i ekologjisë. A jeton ne Tetove, apo akoma do na bind me pallavra. Kjo situate është e llahtarshme për shume brezni o jahu ! Duhet t’i nxisim maqedonet e pa interesuar për ajrin te reagojnë se për shqiptaret qeveria se lëvizë bithen”.

Profesori universitar Salajdin Saliu e përkrah mendimin e Zaimit. “Po i bashkohem Bardhit. Po ky jahu ministri nuk ka vesh. Dhe sytë i janë errësuar nga makuteria. Ky e duron ndotjen. Bile propozoj ta hudhim ne nje kontejner”, shkruan Saliu në profilin e tij.

Ndërkaq, Anita Latifi shkruan: “Edhe Bujar Nishani i rrojti mustaqet. Veç Jugohromit nuk i rruhet për miletin. Filtrat s’mund t’ia vëmë Jugohromit, por mund të ju dërgojmë një grusht ajri të pastër: Struga për Tetovën”.
Kjo ndotje në nivel helmimi ka shkaktuar reagime tjera nga njerëz të profileve të ndryshme. Pjesa më e madhe kërkojnë protesta masive dhe dorëheqjen e ministrit Izairi.

Lajme të ngjashme

Back to top button