Poposki: Për ne nuk është me rëndësi se kush do të fitojë në zgjedhjet në Greqi

Për ne nuk është me rëndësi se kush do të fitojë në zgjedhjet në Greqi, edhe pse SYRIZA në parim ka qenë partia e cila më pak e ka keqpërdorur kontestim me emrin për qëllime politike në vend. Me rëndësi është respektimi i të drejtave ndërkombëtare dhe krijimi i klimës dhe gatishmërisë tek kryerësit e tjerë të mos lejojnë të vazhdojë mosinteresimi te Greqia për zgjidhjen e kontestit, thotë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në intervistën për MIA­n.

“Në parim, mendoj se është shumë vështirë të parashihet për atë se si do të jetë qëndrimi I Qeverisë së ardhshme greke lidhur me këtë kontest. SYRIZA në parim ka qenë partia e cila më pak e ka keqpërdorur këtë çështje për qëllime politike në vend. Por, në çdo rast, mendoj se nuk mund të konkludojmë se çka ka qenë para se të ekzistojë Qeveria e re në Greqi sido që të jetë ajo, nga të djathtët apo të majtët dhe përfundimisht ndryshimin në matricë nga ana e tyre se moszgjidhja është zgjidhja më e mirë për Greqinë”, thotë Poposki i pyetur nëse fitorja eventuale e SYRIZA­s do të ndikonte pozitivisht ndaj situatës tonë.

Zgjidhja më e mirë në këtë rast, shton ai, është respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe marrja e obligimeve me Marrëveshjen e përkohshme që Maqedonia të mund të përparojë në rrugën evropiane.

“A do të jetë ky qëndrimi i Qeverisë së ardhshme greke do të kuptojmë vetëm pas zgjedhjeve. Mendoj se ne nuk duhet të jemi aq të preokupuar me atë se çka do të ndodh në Greqi, por me klimën e cila do të krijohet dhe gatishmërinë që do ta kenë kryerësit e tjerë për të mos lejuar vazhdimin e moszgjidhjes dhe mosinteresimit nga ana e Greqisë, është decid ministri Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button