Të punësuarit do të paguajnë kontributet edhe për 1 denarë honorar

Nëse jeni të punësuar dhe merrni rrogë do të paguani kontribute edhe për honorarët prej 100, 200 apo 500 denarë. Shuma prej 9.590 denarë të ardhura mujore mbi të cilën vendoset obligimi për pagesë të kontributeve të honorarëve nuk ka të bëjë vetëm me mjetet që fitohen përmes kontratave autoriale dhe kontrata në vepër por edhe për të hollat e fituara si rrogë me marrëdhënie të rregullt të punës. Duke pasur parasysh se aq është edhe rroga minimale në shtet, të gjithë personat e punësuar duhet të paraqesin dhe të paguajnë kontributet për çdo denar ekstra të fituar si honorarë.

Nga agjencia për të drejta autoriale sqarojnë se kështu është parashikuar me ligjin që hyri në fuqi nga 1 janari po ende nuk është publikuar.

Në ndërkohë, honorarët, kanë filluar ti ritin çmimin e shërbimeve të tyre.  Shoqata e përkthyesve ka publikuar një listë me propozime për çmime në të cilën anëtarëve të sajë ju rekomandon që çmimin e shërbimeve ta ritin për 50 përqind që të mund ti paguajnë kontributet.

Lajme të ngjashme

Back to top button