Nuk ka projektues për objektin Vezë në vendin e sallës Universale

Nuk ka kush ta projektojë objektin Vezë i cili do të ndërtohet në vendin e ish Sallës Universale ose siç quhet tani Qendra e Kongreseve Aleksandri i Madh. Nga Ministria e Kulturës vërtetojnë se  ka dështuar edhe përpjekja e dytë që të gjendet projektues dhe pritet që të dalin me një ofertë të tretë.

Për drejtoreshën e Sallës Universale Vera Boshkovska procedura po shtyhet për shkak të vendimit për tu rrënuar objekti i tanishëm në vend që të rindërtohet.

Ministrja Elizabeta Kamçevska Milevska nuk dëshiron ta komentojë emrin e ri të sallës Universale edhe pse pikërisht ajo para një viti e promovoi atë.

Toshe Proeski, Nëna Terezë dhe VMRO për sallat e koncerteve në gjithë kompleksin e ashtuquajtur Aleksandri i Madh, janë emra të pranueshëm për drejtoreshën Vera Boshkovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button