Seanca të dy komisioneve parlamentare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë do ta vazhdojë seancën e 31-të,  ndërsa mbledhje do të mbajnë edhe dy komisione kuvendore – për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Të dy komisionet kanë pesë pika të njejta në rendin e ditës: Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjit për huazim të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua të projektit “Rehabilitimi i pjesës lindore të hekurudhës  të korridorit 8, faza 1, pjesa Kumanovë-Beljankovc” sipas procedurës së shkurtuar, lexim i dytë, propozim-ligji për plotësime të Ligjit  për huazim të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua  dhe financim të projektit “Ndërtimi i ]hekurudhave të reja dhe rikonstruimi i atyre ekzistuese Beljankovc-Kriva Pallankë – pjesa lindore e hekurudhës të Korridorit 8, faza 2″ sipas procedurës së shkurtuar, lexim i dytë.

Në rend të ditës së seancave të komisoneve janë edhe: Propozim-ligji për plotësime të ligjit për garancion për hua të projektit “Furnizimi i mjeteve të reja tërheqëse dhe mjetet tërheqëse në HM Transport SHA-Shkup”, i cili do të lidhet mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe HM Transport SHA – Shkup, sipas procedurës së shkurtuar  – lexim i dytë dhe propozim-ligjit  për plotësime të Ligjit për garancion të Republikës së Maqedonisë për obligimet sipas Marrëveshjes për hua dhe financim të programit për rrugë kombëtare, e cila do të lidhet mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore sipas procedurës së shkurtuar – lexim i dytë.

Pika e pestë e rendit të ditës të të dy komisioneve është Propozim-ligji për plotësime të Ligjit për garancion të Republikës së Maqedonisë për obligimet sipas Marrëveshjes për hua dhe financim të projektit për rehabilitim të rrugëve rajonale dhe magjistrale, e cila do të lidhet mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – Bankës botërore dhe ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, sipas procedurës së shkurtuar – lexim i dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button