Ulet çmimi i naftës, çmimi i prodhimeve ushqimore për disa muaj

Perimet, mishi, vaji për amvisëri janë disa nga prodhimet ushqimore çmimi i të cilave pritet të ulen si rezultat i uljes së çmimit të derivateve të naftës.

Kjo duhet të ndodhë pas disa muajve pasi ushqimi bujqësorë pranveror do të arrijë në tregjet dhe marketet, thotë Ognen Orovçanec nga Oda e Agro Biznesit.

“Pritjen ulje serioze të çmimeve. Po flas për prodhimet në ambiente të mbyllura ose prodhimet serë për të cilat nevojitet sasi e madhe e përdorimit të mazutit. Gjithashtu priten ulje të çmimit të misrit, kulturave industrial, farave etj”, deklaroi Orovçanec.

Sipas Vlladimir Glligorov nga Instituti i Vjenës për studime ndërkombëtare ekonomike çmimi i ulët i naftës do të sjell përfitime në ekonominë e Maqedonisë. Çmimi më i ulët i enregjensave, kompanive do t’ju mundësojë që të investojnë më shumë të holla për zhvillim.

Çmimi i naftës në tregjet botërore vazhdimisht ulet dhe sot çmimi i sajë është 46 dollarë për barel.

Lajme të ngjashme

Back to top button