Kim Jong Un mund të vizitojë Rusinë, udhëtimi i parë jashtë vendit

Lideri Koreano-Verior Kim Jong Un ka mundësi të vizitojë Rusinë duke shënuar udhëtimin e parë jashtë vendit që nga marrja e pushtetit tre vjet më parë, duke i dhënë mundësi të paprecedentë botës për ta parë punën e tij në nivelin ndërkombëtarë.

Moska ka ftuar liderët botëror- përfshirë Kim dhe presidentin e Kinës dhe të Koresë së Jugut- në festimet për shënimin e 70 vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë Naziste, që do të përfshijë një paradë masive në sheshin e Kuq.

Korea e Veriut nuk e ka komentuar zyrtarisht ftesën, por ende ka kohë ta shqyrtojë pranimin./AP/

Lajme të ngjashme

Back to top button