Ja pse Irina nuk shkoi te Topi i Artë

Mediat ruse e kanë zbuluar arsyen se pse Irina Shayk nuk shkoi te Topi i Artë. Bukuroshja ruse e la të vetëm Ronaldon në ditën speciale të tij. Sherri thuhet se ka nisur për shkak të prezencës të nënën së Ronaldos.

Irina ka kërkuar nga Ronaldo që të shkoi në ceremoni vetëm me të, dhe jo me nënën e tij. Por Ronaldo ka refuzuar sepse për këtë ceremoni i kishte blerë edhe rrobat nënën së tij dhe se djali i tij ishte njoftuar se do të jetë aty me babin dhe gjyshen, transmeton Indeksonline.

Për këtë shkak ka patur tensione në lidhje sa që Irina ka vendosur mos të ndjekë më Ronaldon në Twitter. Në lidhjen e tyre thuhet se ka krizë dhe se aktualisht çifti nuk është duke folur ndërmjet vete.

Lajme të ngjashme

Back to top button