Për Gruevskin sërish Cërvenkovski i ka fajet

Kryeministri Nikolla Gruevski sërish ka fajësuar ish liderin e opozitares LSDM, Branko Cërvenkovski për ngecjen e punë së Komisionit për ndodhitë e 24 dhjetorit.

“Nuk më befason gjesti i tij pasi ai edhe në të kaluarën krijonte kriza, problem dhe ngecje duke tentuar të dëmtojë për interesa personale, por mbetet të shohim nëse LSDM do të tentojë të dalë nga kthetrat e periudhës së kaluar. E kemi të qartë se problem kryesor ështrë te ai njeri dhe në prapavijë ai i mban penjtë në LSDM. Vallë do të arrijnë që në periudhën e ardhshme të clirohen nga kthetrat e Cërvenkovskit dhe të vazhdojmë aty ku mbetëm dhe në kohë të shkurtër të zgjedhim problemin apo nuk do të kenë sukses, mbetet të shohim”, tha Gruevski, pas vizitës në komunën e Mavrovë-Rostushës.

Bllokimi i punës së Komisionit me gjasë do të shënohet si një element shumë negativ në Raportin e ri të progresit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë i cili do të publikohet në tetor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button