Stavreski do ta padis për shpifje Shilegovin

Ministri i financave Zoran Stavrevski sot do të ngre një kallëzim penal për shpifje deri te Prokuroria Publike, kundër zëdhënësit të LSDM-së Petre Shilegov, pasi që, ashtu si thuhet në njoftim, ai nuk ka dhënë dëshmi se ministri i financiave është nënshkrues i marrëveshjes.

“ Kaloi afati ligjor prej 48 orëve në pajtueshmëri me nenin 13 nga Ligji për përgjegjësi qytetare, që zëdhënësi Petre Shilegov publikisht ti kërkoj falje ministrit të financiave Zoran Stavrevski për shpifje të cilën publikisht e shprehu me 11 dhe 12 janar se Stavrevski e ka nënshkruar marrëveshjen me firmën gjermane Ludvig Fajfer për rehabilitim të rrjetit kanalizues në Prilep”, thuhet në njoftimin e ministrisë së financave.

Lajme të ngjashme

Back to top button