Juventusi do të blejë vetëm lojtarë cilësor

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se “Zonja e Vjetër” do të përforcohet vetëm me lojtarë cilësor.

Sipas Allegrit, klubi bardhezi nuk ka nevojë të përforcohet vetëm sa për ‘sy e faqe’.

“Klubi po punon që të sjell lojtarë të rinj që na hynë në punë”, u shpreh Allegri.

“Ne nuk do të sjellim lojtarë vetëm sa për të thënë. Ne kemi një skuadër shumë garuese dhe është e rëndësishme t’i kemi të gjithë lojtarët gati për t’i freskuar gjërat”, shtoi tutje trajneri bardhezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button