Interesohen për import armësh e mobiljesh

Me ndryshimin e mënyrës së jetesës, trendet e reja teknologjike, anulimin e vizave si dhe me rritjen e numrit të mërgimtarëve, është rritur edhe interesimi i qytetarëve të Maqedonisë për importin e gjërave të ndryshme për nevojat e përditshme.

Pagesa gjatë importit të mobileve, të librave përmes internetit, shpërngulja e mërgimtarëve pas përfundimit të qëndrimit jashtë, lulet dhe farat e ndryshme, gomat e veturave, janë disa nga pyetjet për të cilat qytetarët interesohen në adresën elektronike të Doganës së Maqedonisë.

Blerja e mobileve nga jashtë për nevoja personale, parashikon edhe procedurat dhe dokumente për doganim, shkruan Koha.

“Nëse bëhet fjalë për mobile për përdorim personal dhe në sasi të arsyeshme që nuk udhëzojnë në mall me dedikim komercial, atëherë procedura mund të zbatohet në vetë vendkalimin kufitar ku janë të nevojshme vetëm llogaritë apo faturat e mallit. Nëse malli ka një vlerë deri në 800 euro, atëherë procedura e doganimit realizohet me zbatimin e detyrimit unik importues prej 15 për qind dhe shkallës së TVSH-së prej 18 për qind, ndërsa në rast se malli ka një vlerë më të madhe se 800 euro, atëherë zbatohen procedurat konform Ligjit për tarifë doganore dhe në atë rast nevojitet të angazhoni përfaqësues doganor që do të parashtrojë deklarimin e doganës në formularin ECD”, thuhet në përgjigjen e Doganës së Maqedonisë lidhur me interesin e qytetarëve që dëshirojnë që përmes interneti të blejnë mobile jashtë vendit. Për mërgimtarët që kthehen në Maqedoni nga puna dhe jetesa shumëvjeçare jashtë nuk parashikohen lehtësime doganore dhe të tjera gjatë transferimit të tyre në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button