Anulohet mbledhja e ministrave të BE-së kundër terrorizmit për të premten

Edhe përskaj lajmit nga Presidenca e Letonisë se të premten do të mblidhen ministrat e punëve të jashtme në Bruksel që të debatojnë për pasojat e atentatit të Parisit dhe masat për luftën kundër terrorizmit, 28 ministrat, megjithatë vendosën që është ende herët për atë, duke u arsyetuar se “vendimet nuk duhet të sillen me nxitim”

Nga Presidenca e  Letonisë për “Meta” thonë se debati anulohet deri fundin e janarit kur do të mbahet Këshilli joformal për drejtësi dhe për Punë të brendshme.

-Pas konsultimeve me vendet-anëtare, vendosëm se mënyra më e drejtë është që të kemi të përgatitur Këshillin joformal për drejtësi dhe për Punë të brendshme në fund të janarit dhe diskutime do të shërbejnë për Këshillin e ardhshëm të liderëve në shkurt – thonë prej atje.

Institucionet evropiane, në krye me Komisionin Evropian disa herë përsëritën se masat e reja për luftën kundër terrorizmit nuk duhet të sillen “nga frika”.

Komisioni Evropian nga ana e tij është në përgatitje të “Strategjisë evropiane për siguri të brendshme 2015-2019”, e cila do të prezantohet në fund  të tre mujorit të parë të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button