fbpx

“Plenumi Studentor”: Nuk heshtim dhe nuk dorëzohemi

“Plenumi Studentor” reagoi në miratimin e Ligjit për arsim të  lartë. Ata në faqen e tyre të Fejsbukut shkruan  se  e gjithë kjo është autonomi e varrosur e universiteteve dhe idesë se studentët janë pjesë e kësaj shoqërie .

“Universiteti  është i studentëve,  ekziston dhe zhvillohet për shkak të tyre ekziston dhe zhvillohet. Sapo miratuat ligj i cili jo vetëm që varros autonominë e vet universiteteve por edhe idenë se studentët janë pjesë e kësaj shoqërie. Ne jemi e ardhmja e Maqedonisë, dhe ju sot na shkatërruat rrugën nëpër të cilën si qytetarë ne duhej të afirmohemi.

Por, nuk do t’iu lejojmë dhe nuk do të dorëzohemi. Ne dëshmuam synimin tonë të pastër dhe sërish do ta dëgjoni, pse STUDENTËT nuk heshtin!

Ndjejmë përgjegjësinë qytetare të mbrojmë mendimin e lirë. Autoritet nuk guxojnë të jetë absolute, dhe prandaj: Do të bojkotojmë, do të bllokojmë dhe okupojmë”, shkruan në faqen e fejsbukut “Plenumi Studentor”

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close