Izair Emini mbetet i Renovës

Izair Emini për disa ditë ka qëndruar në Iran, ku është testuar në një skuadër të ligës së parë iraniane, pastaj ka pasur oferta edhe nga skuadra tjera në Poloni dhe Izrael si dhe nga ekipi Kukësit, ndërsa nga ekipet vendore oferta më serioze ka qene nga kampioni në fuqi Rabotniçki, por dëshira që të mos largohet nga Tetova ka qenë vendimtare të mbetet në Renovë, ku ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij si futbollist.

“Jam i kënaqur që arritëm marrëveshje me skuadrën ku kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës. Renova është skuadër e cila ka traditë në futbollin e Maqedonisë dhe është njëra ndër skuadrat më të organizuara në vend”, tha Izair Emini.

“Vendimtare që pranova të mbetem në ekipin e Renovës është fakti se jemi në gjysmëfinale të kupës, me shpresë se do të kualifikohemi në finale, ku gjasat janë shumë reale që të dalim fitues dhe të sigurojmë pjesëmarrjen në Evropë që është qëllimi i çdo skuadre”.

Të përkujtojmë se nga Renova është larguar mbrojtësi Ersen Asani i cili i është bashkangjitur ekipit të FC Shkupit në Çair.

Lajme të ngjashme

Back to top button