Flasin të mbijetuarit 16 vjet nga masakra e Reçakut (Video)

Më 15 janar mbushen 16 vjet nga masakra e Reçakut. Bota në atë kohë u bind për tmerrin që shkaktoi regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit.

Banorët e këtij fshati në Shtime tash jetojnë çdo ditë me dhembje për humbjen e 42 familjarëve të tyre, raporton RTK.

Nesër Reçakun do ta vizitojë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilët do të bëjnë homazhe në kompleksin përkujtimor.

Në prag të përvjetorit të 16 të masakrës së Reçakut, i mbijetuari Nysret Shabani kujton atë ditë ku iu vra edhe djali.

Ai tregon se si filloi e gjithë ngjarja në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit të vitit 1999.

“Në atë shtëpi ishin 50 e diçka veta. Na qitën jashtë. Një shtëpi ishte plot gra. Ata ishin tuj na pritë. Gjo për ftyrë të zezë nuk kanë lonë pa bo”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button