Je suis 16 vjeçari nga Lezha!

Një 16 vjeçar i dha fund jetës, dy ditë më parë, në fshatin Tresh të Lezhës. ‘Adoleshenti kishte braktisur shkollën për arsye financiare dhe ruante bagëtitë, gjë që mendohet se e ka çuar në depresion’ transmetojnë portalet nga Tirana.

Mirëpo këtë lajm, i dashuri lexues, ti nuk e di (duhet unë ta shkruaj që ti të informohesh) ngase ata që paguhen për gazetari nuk e publikojnë e as nuk e bëjnë të madhe këtë lajm, ngase të “brengosur” për lirinë e shprehjes në Francë nuk kanë kohë të merren me varfërinë e popullit Shqiptarë (nga Tivari deri në Lazarat.)

Në një shoqëri normale Blendi Fevizu duhej të thërriste, klerikë e psikiatër në studio për ta bërë çështje vetëvrasjen e 16 vjeçarit e jo të bën emisionin e 785854548752457865-të me radhë tek shqiptarët me titull ‘Terrori, Islami, Radikalizmi” dhe tema të këtij lloji bajat! Merruni ju ende me Charlien, merruni; ndërkaq harroni depresionin, vetëvrasjen, vrasjen, dhunën, vjedhjen, ikjen nga Kosova për Hungari e Francë!

Të jetë ironia më e madhe, lajmi se 16 vjeçari është vetëvrarë pikërisht në ditën e “Krismave në Paris” del si titull 3 ditë më vonë në mediat e Tiranës (e për Shkup e Prishtinë mos të flasë ngase akoma nuk ka dalë)!

Ky lajm i shukatur le tu mbetet në ndërgjegje të gjithë atyre JE SUIS CHERLIE Cooler-ëve tanë që dyshoj që kanë dëgjuar ndonjëherë për këtë gazetë e tash demek – JE SUIS CHARLIE…ohh kuku bre!

JE SUIS Balta, Rryma, Varfëria, Vetëvrasja dhe shumë probleme tjera që ka kjo tokë Shqiptare!

E unë Je suis 16 vjeçari nga Lezha! (Lajmin që mediat tona nuk i japin rëndësi)

P.S – Informacionet i kam marrë nga shkrimi kritik ndaj mediave Shqiptare me titull: Të vdesësh në ditën e gabuar!

Lajme të ngjashme

Back to top button