Pollogu kaplohet nga ndërtimet

Ndërtimi është një sferë ku do të vazhdohet të investohet edhe gjatë këtij viti, ku pritet që të rritet jo vetëm numri i apartamenteve të banimit, por edhe kostoja e tyre e ndërtimit, shkruan Gazeta Koha.

Sipas të dhënave zyrtare jo vetëm që është rritur numri i lejeve të ndërtimit, por thuajse është dyfishuar edhe vlera e tyre financiare, krahasuar me një vit më parë. Sipas statistikave vetëm gjatë muajit nëntor në total janë miratuar mbi 280 leje ndërtimi, shifër kjo që është mbi 50 për qind më e lartë sesa e një viti më parë. Pas rajonit të Shkupit, Pollogu është i dyti në listë sa i takon numrit të lejeve të dhëna (50), kryesisht për ndërtime në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Tearcës. Pas rajonit të Shkupit, Pollogu është i dyti në listë sa i takon numrit të lejeve të dhëna (50), kryesisht për ndërtime në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Tearcës. Ndërsa komunat ku do të ndërtohet më shumë në rajonin e Shkupit, janë ajo e Ilindenit, e cila prej disa kohësh është kthyer në një destinacion të preferuar banimi, ajo Qendër dhe Kisella Voda.

Arkitekti Skënder Palloshi thotë se një tjetër problem të cilin e kanë komunat është mungesa e politikave të zhvillimit urbanistik.

“Dhënia e lejeve të ndërtimit është në rënie prej disa vitesh. Zakonisht lejet jepen për ndonjë shtesë dhome, për ndonjë rikonstruktim, dhe shumë më pak për ndërtime më të mëdha. Ajo që është tipike në zonën e Pollogut është se banesat e ndërtimit janë me shumicë, ndërsa kërkesa për to në treg është e vogël. Sa i takon ndërtime nga investitorë më potencialë, që s’janë persona fizikë, edhe ato janë të vogla. Por në këtë rast faji është tek vetë komunat të cilat nuk përpilojnë politikat urbanistike dhe plane të zhvillimit urbanistik, me të cilat do të kishin një vizion të ndërtimit”, tha për gazetën KOHA, Palloshi.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave vetëm gjatë muajit nëntor janë dhënë rreth 55 leje ndërtimi më shumë sesa për të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Kostoja e ndërtimeve i kalon 3,6 milionë denarë, shifër kjo që është thuajse dyfish më e madhe sesa e një viti më parë. Numri më i madh i objekteve të ndërtimit i përkasin kategorisë  godina shumëkatëshe, ku si investitorë figurojnë persona fizikë në të shumtën e rasteve. Në total pritet të ndërtohen mbi 360 banesa me një sipërfaqe që i kalon 35 mijë metra katrorët.

Lajme të ngjashme

Back to top button