KUSH E NDAU MITROVICËN?

Një të diel, mu desht me dy shokët e mi të vizitoj Prishtinën.

Kësaj here ,zgjodhëm si përfundim që të takojmë këngëtarin e mirënjohëur të Folkut shqiptar,Ilir Shaqirin.Ashtu siç u morëm vesh,ashtu edhe ndodhi! Andej nga ora 11,30 para dreke, arritëm në lagjen më të re në hyrje të Prishtinës; që sipas vendasëve qenkësh ndërtuar pas luftës së fundit të Kosovës.Lajgja nuk të lente përshtypjen se para një dekade do të kishte pasur luftë në Kosovë, edhepse jemi vetë dëshmitarë të terrorit serb mbi popullatën e pafajshme të Kosovës.

Në fakt, shqiptarët kanë shumë gjëra të mangëta sa i përket konsolidimit të reformave në proceset demokratike; por ama në drejtim të konsolidimit të ekonomis,dhe veprimeve të tjera janë treguar shumë punëtorë dhe të shkathtë.

Çka të shiokje në lagjen e re? E bërë mirë me plan dhe infrastrukturë; ashtu si janë në shumë vende të civilizuara të Evropës.Dhe për habi,duke ecur rrugës më dukej se nuk jam në Prishtinë, në Prishtinën e cila në vitet kur bëja unë studimet,  i ngjante një kasabaje të rëndomt; si pjesë e lënë pas dore në të ashtuquajturën “mbretëri” të sistemin e ish-Jugosllav. Për çudi mu kujtua ajo rruga që të shpiente nga Semafori i Menzës së studentëve gjer në Institutin e Kimisë e Biologjisë; për të arritur në Fakultetin Filozofik.Aso kohe më duhej të vishja çizme të gjata sepse do të kaloja batakun e madh e rrugët nëpër bar që të shpienin në fakultet.Për fat të mirë tani çdo gjë kishte ndryshuar për të mirë.

Janë bërë rrugë të gjëra e me dy korsi, që t,u keshë lakminë.Kuptohet se të gjithat nuk janë përfunduar,por  siç thotë populli:”E mira vjen, po do kohë”.

I zoti i shtëpisë, Iliri me zemërgjërësinë që ka si zakonisht, na priti tek dera e shtëpisë me nipin e vogël në krah Temalin.Si duket këtë emër familja e tij do t,a ketë shkëputur nga romani i fundit që botoi autori në verën që lam pas me titull Tan Temali.

Futemi mbrenda në atë shtëpi të bërë me shumë kujdes nga mjeshtër të cilët nuk e pyeta se nga ç,vend paskëshin qenë.U ulëm si zakonisht në dhomën kryesore, pasi pimë kafeenë e mirëseardhjes,zonja e shtëpisë propozoi të rimë për drekë,por kjo iu refuzua pasi kishim dëshirën të vizitojmë Prishtinën,atje më vonë do të hanim edhe drekën.

Duke biseduar,me mikun tonë të moçëm,fjala ra tek ndodhitë e ditës për të cilën Iliri kishte bërë një shkrim në gazetën “Kosova Sot”,me titull:”Panairi i……………….”,

Për kureshtje, në vend që të shëtisnim Prishtinën ,ne mbetëm duke lexuar artikullin i cili ishte bërë me shumë mjeshtri nga vetë autori; në të cilin fliste për Njishin e Kosovës i cili po mbledh rreth vetes njerëz pa autoritet,e të cilët dikur paskëshin qenë bijë të ish-bashkëpunëtorëve të sistemit të vjetër.Kështu ndodh pra në sistemet pas-tranzitore, që shpesh dinë të infiltrohen dhe të zënë kreun e vendit.Dhe kjo ndodh gjithandej, jo vetëm në Kosovë,por edhe në të gjitha shtetet e reja pas shpërbëtjes Jugosllave.

Njishi sipas autorit paskësh mbledhur rreth vetes aq shumë pre tyre sa tanimë nuk paskësh mbetur Njish por paskësh kaluar në numër dyshifrorë,e dyshifrorët,ashtu dalin edhe me rezultate që nuk janë më të besueshëm për pjesën dërmuese të kosovarëve.Duke lexuar me kujdes artikullin,më shkoi ndër mend,se përse kaq me vonesë edhe u konsoliduan organet për Qeverinë e Kosovës.Artikulli qe i thukt dhe shumë direkt; dhe simbolika e bukur që kishte përdorur autori,përveç qç ishte domethënëse,në vete përkapte edhe  guximin intelektual.

Pasi i bëmë komplimentet e duhura,vizituam edhe sallonin e punës dhe studion e Korabit që ishte bërë me shumë mjeshtri.Dolëm në rrugë për të hyrë në Viaduktin  e  rrugës Prishtinë-Mitrovicë e propozimi ra nga Iliri që të vizitojmë Mitrovicën,qytetin i cili edhe sot e kësaj dite është ështu i ndarë siç është e ndarë edhe zemra e shumicës shiptare që duan ta shikojnë të bashkuar Kosovën dhe trojet e shkëputura prej kohësh.Rruga na çonte andej nga zonat e prekura të luftës të cilat aty-këtu ende dukeshin me plagët e tyre të vjetra.

Gjysma e rrugës qe e bërë mirë e me dy korsi,ndërsa pjesa tjetër ishte ashtu siç e kam parë para shumë vitesh.Në hyrje të Mitrovicës ende ishte i përkulur ai gjiganti i madh i Trepçës i cili prodhonte bateri për gjithë republikat ish-jugosllave.Tani ate e kishte gryer dhëmbi i kohës dhe të jepte përshtypjen e një ndryshku i cili vështirë se do të gjejë rimëkëmjen.Rruga kryesore na çoi drejt e në qendrën e qytetit, dhe aty ndeshëm në një ndërtesë të madhe të Komunitetit Musliman që ishte goxha e bukur.Sapo e parkuam makinën,na u desh të bëjmë një copë rrugë në këmbë për të arritur deri tek një byfe e vogël e ndërtuar mu në bregun e Ibrit. Aty si zakonisht u ndeshëm me ato makinat e blinduara të UNMIKUT që dinë të të shtinë tmerrin e fuftës në zemër. Dhe për kureshtje vështronim se çka po ngjet.Asgjë e jashtëzakonshme, fëmijët si zakonisht lëviznin mu në brezin e Ibrit,lozin e rëshqasin pa ndonjë vëmendje të veçantë.E ne porositëm nga një Birë-Hajneken për të kaluar kohën.E ngritëm gëzuar,por dyqysh nuk na shkonte për mirë.Shikonim njëri-tjetrin dhe nuk flisnim,na dukej sikur e gjithë ajo turmë makinash të blinduara na ngulfat shpitrin.
Pa bërë shumë zë,u ngritëm sikur ta kishim bërë me fjalë që duhet të shkojmë se do drekonim në një restorant tradicional aty afër Vushtrisë.Gjersa Iliri deshi të marrë në një shitore një pako duhan,Osmani dhe Besiri po tregonin ca barcoleta nga koha e  rinisë së tyre që na prishën imazhin e zymtë të Urës së Ibrit.U qepëm të katër në makinë dhe nuk bëmë asnjë muhabet në atë copë rrugë e cila na ngushtoi shpirtin.Në çast mu kujtua një intervistë që e kisha lexuar para do kohe nga një Gjenerali françez i quajtur Zhak Hoger; i cili hapur dhe pa.fije turpi,aty deklaronte se ai paskësh qenë njeriu i cili e paskësh ndarë Mitrovicën në kohën e luftës dhe nuk paskësh lejuar të futen forcat e UÇK-së,duke mbrojtur haptas forcat serbe.Ai paskësh botua edhe një libër në Beograd me titull ”Evropa Vdiq në Prishtinë”.Madje në një intervistë  për gazetën serbe Novosti paskësh evokuar kujtimet nga angazhimi i tij ushtarak në Kosovë, kur shërbente si komandant i forcave speciale franceze.

Ai kishte qëndruar në Kosovë vetëm 15 ditë, prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, deri në hyrjen e trupave të NATO’s. Qëllimi i tij ishte të publikonte librin në 15 vjetorin e „agresionit“ të NATO’s në Serbi. Në fund të vitit 1988 kishim filluar të shqyrtonim operacionin ushtarak kundër Serbisë, që do të thotë se gjithçka ishte e planifikuar më herët. “Në mediat franceze në atë kohë dëgjonim se si serbët e këqinj po i dëbojnë shqiptarët e mirë. Nuk e njihja Ballkanin prandaj pritja ime ishte t’i takoj këta serb të ligj që po kryenin spastrim etnik, siç thoshte e „vërteta zyrtare“. E zbuluam se në fakt ishte krejt e kundërta – deklaron Hogar për gazetën Novosti; raporton Politiko.net”. Që atëherë, Zhak Hogar e paskësh braktisur ushtrinë nga viti 2000- për shkak të Kosovës.”Më ka lënduar shumë fakti që ishim në anën e gabuar – thotë  Ogar”. Sot ai… qenkësh në krye të dy ndërmarrjeve që merren me konsalting dhe investime”.E tërë kjo qe odiseadë e mbarsur me mashtrimet e kahershme të politikës serbo –franceze!

Sidoqoftë e kaluara është pjesë e historisë; por gjeneratat e reja është mirë t,i njohin këto relacione.

Lajme të ngjashme

Back to top button