U votua ligji për arsimin e lartë

Parlamenti i Maqedonisë me 62 vota pro dhe 9 kundër, ka votuar Ligjin për arsimin e lartë, që do të thotë se do të ketë testim shtetëror në Universitete.

“Qeveria me ndryshimet në ligj ka varrosur arsimin e lartë, ka thyer Kushtetutën dhe shkeli autonominë e Universiteteve” vlerësuan disa nga deputetët. Ata po ashtu thonë se Qeveria  duhet të turpërohet edhe nga përdorimi i fjalës reformë.

Qeveria është e vendosur dhe testim shtetëror do të ketë, së pari ai do të aplikohet si pilot projekt. Me këtë sipas MASH do të përmirësohet kualiteti i arsimit të lartë. Ministri i MASH thotë se janë të hapur për propozime të reja. Përveç këtij ligji, të zgjedhurit e qytetarëve po ashtu votuan edhe paketin e plotë me ligje për arsimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button