Samsung Galaxy S6 me ndërfaqe sikur të Nexus 6

Samsung Galaxy S6 besohet se do të vijë me një ndryshim të theksuar në krahasim me paraardhësit e tij të linjës Galaxy, sepse thuhet se telefoni më i ri i Samsung do ta ofrojë një version të ri të ndërfaqes, e cila do të jetë e ngjashme me atë të fabletit të Google – Nexus 6.

Një zëdhënës i kompanisë i ka thënë Business Korea se disa nga tiparet e panevojshme të ndërfaqes së Samsung të njohur si TouchWiz do të eliminohen për të ofruar një pamje dhe përvojë të ngjashme me versionin origjinal të Android.

Përfitimet kryesore të këtij ndryshimi do të ofrojnë një pamje më të thjeshtë të gjeneratës së re të telefonit të Samsung dhe softuerit brenda tij, si dhe më shumë hapësirë të brendshme në telefon.

Raportet e mëhershme kanë sugjeruar se Galaxy S6 do ta ofrojë ekranin në 5.5” në QHD me 64-bit octa-core Exynos, 3GB RAM dhe kamerën kryesore me 20MP.

Më tej thuhet se Galaxy S6 do të vijë në dy variante; njërin prej metali, dhe tjetrin me ekran të lakuar sikurse Galaxy Note Edge.

Samsung pritet ta prezantojë Galaxy S6 në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, ngjarjen e madhe që mbahet në fillim të muajit mars. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button