Pse gënjehet për numrin e partnerëve?

 

Një studim ka zbuluar se pse femrat dhe meshkujt kur krijojnë një lidhje gënjejnë për numrin e partnerëve që kanë pasur në të kaluarën.

Tashmë, dihet se janë femrat ato që janë më të pritura për të zvogëluar numrin e partnerëve me të cilët kanë pasur seks apo thjesht një lidhje dashurie.

Por, krejt e kundërta deri më tani ka qenë me meshkujt. Këta të fundit kujdesën që gjithmonë të thonë se kanë pasur një numër më të madh, pra, ta rrisin numrin e partnerëve.

Këto gënjeshtra janë zbuluar edhe nga një studim i fundit, ku përpos numrit të partnerëve të dy gjinitë gënjejnë edhe për shkaqet e ndarjes nga ish i dashuri apo e dashura.

Në këtë studim, janë anketuar 1362 femra, ku thuhet se femrat e anketuara të cilat kanë qenë të moshës 18 – 30 vjeç, kanë thënë se gënjejnë vetëm për mos të lënduar egon e partnerit të tyre.

Por ka pasur edhe nga ato që kanë thënë se gënjejnë vetëm për tu pëlqyer më shumë partnerit të ri./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button