Recension: FOTO: Kjo është motra medicinale që u vra

Ky lajm shumë i ngjan muhabetit nga rruga. Aq më keq, është transmetuar në mënyrë që nuk i plotëson as kriteret minimale profesionale të gazetarisë. Lajmi është pothuajse jopërmbajtësor, është jogjithëpërfshirës, e as që mund të verifikohet vërtetësia e tij. Përveç kësaj, i shkel dy nene të Kodit të gazetarëve, dhe për shkak të kësaj edhe gjendet këtu për recension. Publikimi i fotografive ku mbulohen vetëm sytë poashtu është problematik.

medicinska sestraLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Kjo është motra medicinale që u vra

Data dhe koha e publikimit: 12.01. 2015, 16:25

Data e recensionit: 13.01. 2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Artikulli, edhe pse bazohet në informatë të vërtetë, vetëm pjesërisht është i saktë, por atij i janë shtuar detaje të paverifikuara me të cilat dezinformohet publiku lexues.

Problemi, përveç kësaj, është edhe te pjesët jo të sakta, ose informatat që nuk janë vërtetuar zyrtarisht:

“Çka ka ndodhur. Çka e ka nxjerë djaloshin e ri nga takti që t’ia marrë jetën Danielës do të tregojnë hetimet. Sipas informatave jozyrtare, Nikolla në polici ka thënë se janë parë disa muaj dhe kanë qenë në lidhje, dhe thotë se nuk u kujtohet momenti kur e ka mbytur.”

Edhe pse këto pyetje, në shikim të parë, duhet të jenë retorike, megjithatë, nuk mundet në bazë të informatave të paverifikuara, të llojit “më the-të thash” të vendoset theksi i lajmit.

Lëshime të mëdha teksti ka edhe në aspekt përmbajtësor, burimet e informatave, anshmërinë dhe vërtetësinë. Këtu ka gabime serioze që janë bërë edhe gjatë publikimit. Zbulohet i gjithë emri i viktimës, që është në kundërshtim me nenin 7 të Kоdit të gazetarëve:

Gazetari do ta respektojë privatësinë e individit, përveç kur kjo është në kundërshtim me interesin publik.

Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen personale.

Pse është publikuar emri i plotë, edhe pse sipas Kodit kjo lejohet vetëm nëse ka të bëjë me interesin publik. Në këtë rast aspak nuk bëhet fjalë për informatë me interes publik, me çka kemi të bëjmë me shkelje klasike të këtij neni.

Detyrë kryesore e gazetarit është të raportojë në mënyrë të paanshme, pa dhënë kualifikime për njerëzit dhe ngjarjet për të cilat shkruan. Me përmendjen e emrit dhe mbiemrit të personit, i cili është i akuzuar për vrasje, shkilet parimi i supozimit të pafajësisë.

Teksti nuk u referohet burimeve të informatave, të cilat do të kishin relevancë për plasimin e informatës. Përdorimi i shprehjes “komentojnë” nuk mjafton që të verifikohet vërtetësia, dhe është në kundërshtim me nenin 8 të Kodit të gazetarëve:

Mënyra e informimit në raste të fatëkeqësive, katastrofave, luftërave, tregjedive familijare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizimi. 

Raportimet për ngjarjet dramatike të llojit të vrasjeve, për të cilëne bëhet fjalë këtu, shpeshherë janë terren i vështirë për gazetarët dhe mediat. Dëshira që teksti të ketë sa më shumë detaje se sa ai i kolegut tjetër, gjithmonë shkakton problem që informatat të mos jenë të verifikuara deri në fund para se të publikohen. Jo rrallë, publikohen edhe spekulime, të cilat zakonisht i ndjekin lajmet për një tragjedi të këtillë.

Tekstet e këtilla shumë shpesh i nënshtrohen recensionit për shkak se përveç sjelljes profesionale, kanë edhe përgjegjësi shoqërore. Ajo shpeshherë harrohet, dhe për këtë arsye duhet përkujtuar rregullisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button