A do ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës? Ja si përgjigjet Vuçiçi (VIDEO)

Aleksandër Vuçiç është gjendur përpara gazetarëve në Graçanicë dhe i janë bërë disa pyetje direkte, të cilave ai iu është shmangur.

Një gazetar i drejton pyetjen se kur Serbia do ta njohë Kosovën.

Vuçiçi është kundërpërgjigjur me tallje: “A është pyetje serioze kjo? A po ëndërroni”.

I pyetur gjithashtu se përse Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë, Vuçiçi i është shmangur sërish përgjigjes.

Ndërsa, më tej kur pyetet se përse nuk e takon Mustafën, Vuçiçi thotë se do ta takojë kryeministrin e Kosovës në muajin shkurt në Bruksel.

Kreu i qeverisë serbe paralajmëroi se së shpejti do të vizitojë edhe qytete të tjera në Kosovë, përse jo edhe Gjakovën./albeu


Vucic në Kosovë | ExpressTV (14.01.2015) by GazetaExpressTV

Lajme të ngjashme

Back to top button