Si të hidhni “hapin e parë” kundrejt një vajze

Mund të jemi në mijëvjeçarin e tretë, por pjesa më e madhe e vajzave pret ende që djali të bëjë hapin e parë. Prandaj, të gjithë djemtë duhet të kenë parasysh këto sugjerime, përsa i takon hedhjes së hapit të parë drejt një vajze:

1.Së pari duhet të kuptosh nëse ajo është në një farë mënyre e interesuar për ty. Bëj kujdes për të kuptuar këto sinjale, që do të qartësojnë nëse ajo dëshiron diçka më shumë se miqësi.

2.Gjej momentin e duhur për ta provuar, sido që të shkojë. Hapi i parë hidhet gjithmonë në një çast themelor. Kini parasysh që nëse e bëni diçka të tillë para shumë njerëzve, atëherë mund të vihet në siklet. Kërko të mos jesh shumë agresiv, por tregohu i sjellshëm.

3.Për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm ftoje të shihni një film romantik në kinema. Ose ftojeni për ndonjë darkë, ku mund të krijoni atmosferën e duhur.

4.Një aleternativë mund të jetë edhe ta ftoni të kërceni në klub, ose në ndonjë festë ditëlindjeje ku mund të gjendeni bashkë. Gjeni çastin e duhur për t’i shprehur atë që ndjeni.

5.Gjithmonë merrni parasysh që si fillim mund të ketë si hezitim. Por në varësi të situatës vlerësoni nëse duhet të dorëzoni, apo jo!

Lajme të ngjashme

Back to top button