Venat e zgjeruara – si t’i trajtojmë në mënyrë natyrale

Venat e zgjëruara sot janë problem i shumicës. Duket si luftë e përhershme me to. Po ju japim disa këshilla se si në mënyrë natyrale ta trajtoni këtë problem.

Venat e zgjëruara – si t’i trajtojmë në mënyrë natyrale

Probleme me zgjërimin e venave kanë pothuajse 50% e njerëzve të moshës së mesme dhe zakonisht bëhet fjalë për venat e këmbëve. Nëse qëndrojmë në këmbë për një kohë të gjatë shtohet tensioni i gjakut në vena edhe për 10 herë, kurse gratë zakonisht janë më tepër të prekura, veçanërisht ato në moshë më të shkuar dhe në shtatzëni.

Me kohë muret e venave hollohen dhe mundë të paraqiten edhe probleme tjera shëndetsore.

Ushqimi

Ushqimi mund të ketë ndikim të madh në probleme me venat. Nëse keni predispozita (punoni punë e cila kërkon qëndrim të gjatë në këmbë apo ulur) apo mjeku ju ka paralajmëruar se është koha të kujdeseni, mendoni për ndryshimin e ushqimit. Ju nevojiten mjaft fibra të shëndetshëm – perime, pemë, bishtajore dhe drithëra të cilët nxisin lëvizjet peristaltike të shtresës së muskujve të traktit gastrointestinal. Nëse keni kapsllëk, për shkak të mungesës së fibrave, paraqitet presion në stomak, që pengon qarkullimin e rregullt të gjakut deri te këmbët. Kjo natyrisht, me kohë i dobëson venat, ashtuqë vie deri te zgjërimi i tyre, dhimbjeve, kurse te disa njerëz edhe paraqitja e hemoroideve.

Konsumimi i flavonoideve theksohet si më i rëndësishmi, i drejtuar në problemin me vena të zgjëruara. Konsumoni sa më shumë murriza , qershi, boronica, manaferra, rrush serezi. Ato janë të pasura me proantociamine, antociamine dhe flavonoide, pigmente, të cilët përmirësojnë funksionin e sistemit vaskularë. Me flavonoide janë të pasur edhe: hejda (Fagopyrum esculentum), ekstrakti i farave të rrushit dhe lëvores së pishës.

Gështenjat e egra

Të gjithë që kanë probleme me venat dhe hemoroidet janë vërtetuar në ndikimin shërues të gështenjave të egra. Krema dhe vajra mund t’i gjeni në barnatore, por mund ta përgatitni edhe në shtëpi. Nëse përdorni ekstrakt të gështenjave disa nga ekspertët rekomandojnë 250 mg në ditë.

Gotu kola (Centella asiatica)

Bëhet fjalë për një bimë shumë të shëndetshme, e cila gjatë kohë përdoret në medicinën kineze dhe çmohet si “fontanë e rinisë”. Në disa bio shitore mund të gjeni ekstrakte të kësaj bime kundër venave të zgjëruara dhe i merrni në mënyrë orale. Përveç shumë përfitime të tjera ky ekstrakt është dëshmuar i shkëlqyer për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Rrushkulli (Ruscus aculeatus ruscaceae)

Kjo bimë tek ne, por edhe në tërë Europën, përkrah gështenjës së egër është në majë kur bëhet fjalë për shëtimin e venave të zgjëruara. Për këmbët e dëmtuara dhe venat e dhimbshme zakonisht përdoret në formë të xheleve apo kremave. Është e efektshme sepse përmbanë ‘ruscogenine’, të cilët veprojnë kundër infektimeve dhe shëruese ndaj enëve të gjakut.

Gingko biloba

Kjo bimë e popullarizuar është e shkëlqyer për venat – forcon muret e tyre, përmirëson bartjen e oksigjenit dhe qarkullimin. Posaçërisht janë të mira për të ashtuquajturat ‘vena-merimangë’ (telangiectasias) dhe rekomandohet përdorimi i 40 mg të ekstraktit të gingko biloba tri herë në ditë deri sa ‘venat-merimangë’ të tërhiqen.

Uthulla e mollës

Barë (ilaç) mjaft i thjeshtë për venat e zgjëruara – përmirëson qarkullimin dhe zvogëlon ‘venat-merimangë’. Duhet vetëm garzën, leckën e pambukut apo pelenën ta lagni me uthullën e mollës dhe ta shtrieni mbi venat e dhimbshme. Mbani 15 – 20 minuta. E përsëritni proçesin dy herë në ditë për një muaj./femra.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button