Dy shpërthime në prag të vizitës së Papa Françeskut në Filipine

Forcat e sigurisë në Filipine kanë rritur masat e sigurisë pas dy shpërthimeve që kanë ndodhur mbrëmë në jug të vendit, dy ditë përpara mbërritjes së Papa Françeskut në Manila, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë rajonale, kapiteni Jo-ann Petinglay për AA tha se forcat e Divizionit të gjashtë të këmbësorisë janë vendosur në të gjitha vendet e rëndësishme në qendër të Mindanaos, pas sulmit me bombë i cili goditi linjën e furnizimit të energjisë elektrike, që la pa energji elektrike pjesën më të madhe të Cotabatos veriore dhe Maguindanao, rreth orës 21:00 natën e të martës.

Bomba shkatërroi pajisjet për ndërtimin e rrugëve në Tipo-Tipo në provincën Basilan, bastion i grupit militant Abu Sayyaf. Edhe pse është parashikuar që Papa të vizitojë vetëm Manilan dhe ishullin Leyte, i cili më së shumti është prekur nga tajfuni në vitin 2013, gjeneral lejtnant Rustico Guerrero, kreu i Komandës së Mindanaos perëndimore, më herët paralajmëroi se çdo tentativë të sulmit indirekt nga grupi Abu Sayyaf do të inicioj rritjen e masave të sigurisë në vend. Papa do të qëndrojnë në Filipine nga 15-19 janari.

Petinglay tha se sulmuesit kanë përdorur tre eksplozive të improvizuara të cilat goditën vijën e energjisë e cila furnizon provincën Cotabato veriore dhe Maguindanao. Që të dy zonat janë bastione të fuqishme të rebelëve Bangsamoro, luftëtarëve islamik të lirisë të cilët kundërshtojnë marrëveshjen paqësore të arritur midis qeverisë dhe frontit Islamik për çlirimin e Moros në mars të 2014. Petinglay shtoi se për detonimin e mjeteve të improvizuara shpërthyese janë përdorur telefon celular pjesët e të cilit janë gjetur në vendin e ngjarjes.

“Edhe pse në këtë sulm nuk ka pasur viktima, vërehet tendenca për të sabotuar situatën normale dhe paqësore në rajon”, tha Petinglay. jenerali Pangilinan gjithashtu urdhëroi forcat ushtarake që të kujdesen për sigurinë e punëtorëve të cilët do të përpiqen për të rregulluar linjën e transmetimit. Nga sulmi në Basilan janë shkatërruar pajisjet e drejtorisë provinciale të ndërtimit e cila realizon punimet për rikonstruksionin e rrugës periferike, projekti ky i sponsorizuar nga Arabia Saudite.

Lajme të ngjashme

Back to top button