Shqyrtohet mundësia e uljes së çmimit të biletave

Deri në fund të muajit do të dihet nëse, dhe për sa do të ulen çmimet e biletave në transportin ndërqytetor. Një pjesë e transportuesve u mblodhën në takim për të biseduar mundësinë e uljes së biletave, transmeton Alsat-M.

Pavarësisht disa kundërshtimeve, që e arsyetonin çmimin aktual me investimet për blerje autobusësh, një pjesë e transportuesve thanë se po humbin udhëtarët për shkak të biletës në rritje.

Transportuesi më i madh “Rule Tours” vlerëson se ka hapësirë për korrigjimin çmimesh, por vetëm pasi të bëhet një analizë mbi to.

Taksistët u ankuan një ditë më pare, se për shkak të taksave të larta, nuk mund të ofrojnë shërbime më të lira. Pavarësisht këtyre debateve, qytetarët janë dorëzuar, dhe thonë se me këto çmime, është e pamundur të vazhdohet.

Në gjashtë muajt e fundit, çmimi i derivateve të naftës shënoi ulje deri në 30% dhe me këtë u zvogëluan edhe shpenzimet e kompanive. Për këtë shkak, pritjet janë që edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve të shënojnë ulje.

Lajme të ngjashme

Back to top button