Shkup, gruaja e rreh burrin, kishte qëndruar deri në mëngjes në çajtore

Njëzet e pesë vjeçarja nga Shkupi, si që lajmëron polica, e ka sulmuar burrin e saj me boksa duke e lënduar atë rëndë.

Për pasojë, burri i lënduar është paraqitur në Spitalin Shtetëror në Shkup dhe më pas është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Kundër gruas së dhunshme, sipas policisë, është ngritur kallëzim penal për dhunë familjare. Thuhet se arsyet pse gruaja e ka sulmuar burrin e saj janë se burri dy muajt e fundit deri në mëngjes e ka kaluar kohën në çajtore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button