Maqedonia në garë me Shqipërinë për “Nissan”

Prodhuesi japonez i automjeteve, “Nissan” është duke studiuar Maqedoninë dhe Shqipërinë për të realizuar procesin e montimit të automjeteve, teksa po kërkon të tërhiqet nga vende të tjera të Europës Juglindore, si rrjedhojë e rritjes së kostove.

Mirëpo po ky interes ka vënë para një gare të forte shtetet e Ballkanit, sidomos Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Revista Monitor ka mësuar se drejtuesit e Nissan për Evropën e shohin me interes edhe tregun shqiptar, pas ndërtimit të një parku të madh logjistik në vend.

Shqipëria vlerësohet me shumë favorite për afërsinë gjeografike dhe kostot e ulta të transportit nga Porti i Durrësit. Veç këtyre, parku i ri logjistik multimodal shihet si një tjetër tërheqje për investimin. Por, edhe pa këto facilitete infrastrukturore, Maqedonia këtë rast është një konkurrent mjaft i fortë. Taksat më të ulta dhe funksionimi perfekt i zonave të lira e bën avantazhues, sidomos për investimin në fjalë.

Prodhuesit e makinave, sidomos pas krizës së vitit 2008, janë vënë në kërkim të tregjeve që ofrojnë kostot të lira, njofton agjencia shqiptare Ballkan web.

Lajme të ngjashme

Back to top button