Dramë në Ohër: Lëndon një person dhe kërcënon të tjerët me thikë

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka ndërmarrë masa për gjetjen e personit i cili mëngjesin e sotëm ka kryer vepër penale “dhunë”.

Ngjarja ka ndodhur në orën 6.40 në rrugën “Radojca Noviçiq” person i panjohur para një grup njerëzish të grumbulluar pranë zjarrit të ndezur për festën ortodokse, ndaloi veturën “Golf” me targa të Shkupit dhe me thikë në dorë u është kërcënuar personave që festonin.

Pastaj me veturë me shpejtësi të madhe është drejtuar drejt qytetarëve dhe ka kaluar përmes zjarrit të ndezur. Një person është lënduar në dorë dhe në këmbë. Policia po punon ën zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button