Gjykata e Apelit e ktheu rastin “detonator” në gjykatën e shkallës së parë

Gjykata e Apelit Shkup solli vendim lëndën e njohur në opinion si “Detonatori” ta kthejë në gjykatën e Shkallës së parë në kompetenca të mëtejme.

“Gjykata e Apelit Shkup pas seancës së mbajtur publike solli vendim për lëndën në opinion të njohur si “Detonatori” dhe pas përfundimit të procedurës për ankesë lëndën me të gjitha shkresat sot ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë për kompetenca të mëtejme”, theksohet në kumtesën e Gjykatës së Apelit të Shkupit.

Lënda “Detonatori” përfshin 15 persona të cilët akuzohen për tentim vrasjeje, fajde, zhvatje, dhunë dhe posedim të palejuar të armëve. Dy prej të akuzuarve nuk janë të kapshëm për organet e përndjekjes.

Aksioni policor filloi në mars të viti 2012 në Koçan dhe Vinicë, ndërsa u zbatua në mbarë Maqedoninë. Me muaj janë konfiskuar aparate për poker dhe janë shkarkuar komandantë të stacioneve policore.

Lajme të ngjashme

Back to top button