U miratuan disa Ligje në Parlament, do të formohet Akademia e arsimtarëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 31­të miratoi më shumë ndryshime dhe plotësime ligjore me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë.

Në mesin e ligjeve të miratuara në lexim të dytë janë propozim­ligjet e plotësuara për Akademinë për arsimtarë dhe për arsimtarë në shkollat fillore dhe të mesme.

Çdo arsimtar në të ardhmen i cili profesionin e tij dëshiron ta vazhdojë si edukator i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm duhet të jetë pjesë e kësaj Akademie, por ky nuk është kushti kryesor për ta marrë emrin arsimtar apo profesor, por duhet të gjithë ata të cilët do të jenë pjesë e kësaj Akademie ta kenë mesataren 7 apo 8 varësisht shkencave të cilat do t’i ligjërojë. Për ata të cilët janë të shkencave shoqërore, mesatarja është më e madhe ­ 8, ndërsa ata të cilët janë të shkencave matematikore dhe matematiko­natyrore mesatarja do të jetë 7.

Për ata profesor të papunësuar të cilët do ta përfundojnë shkallën e katërt të arsimit shteti obligohet gjatë kohëzgjatjes së Akademisë në këta 12 muaj në njëfarë mënyre t’i japë një lloj burse me pagë të plotë e cila për momentin është si mesatare e pagës së Maqedonisë.

Akademia, i hap dyert me një beneficion në të ardhmen për ata arsimtarë dhe profesorë të cilët do ta kalojnë trajnimin në të, pagën ta kenë më të lartë për 3.000 denarë si mjet stimulues.

Në seancë janë miratuar edhe Propozim­vendimi për publikimin e një konkursi publik për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurë shkelëse si dhe Propozim­vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Agjencisë për posta. Anëtarë të Komisionit të Agjencisë për posta janë zgjedhur Kristina J. Gacoska, magjistre e shkencave bioteknike nga Manastiri dhe Suad Bajrami, i diplomuar për Biznes administratë ­ financa nga fshati Miletinë e Bërvenicës.

Kuvendi në kuadër të seancës 31 i solli propozim ­ ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për detyrimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillimin sipas Marrëveshjes për hua.

Lajme të ngjashme

Back to top button