Jankullovska: Terrorizmi sfidë që kërkon aktivitete të koordinuara

Minsitrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska, deklaroi sot masat deh aktivitetet për ballafaqimin me terrorizmin që vjenë si një sfideë pas ngjarjeve të Parisit.
“Është fakt se po përballemi me një sfidë serioze dhe e dukshme është që duhet të tregojmë përkushtim dhe koordinim më të madh pasi që terrorizmi si kërcënim është asimetrik dhe me vet atë është vështirë të parashikohet dhe në mënyrë preventive të punohet në atë plan për tu detektuar. Ngjarja e fundit tragjike në Paris është vetëm vërtetim i asaj se edhe shtetet më të fuqishme nuk janë imune nga terrorizmi”, theksoi Jankullovska.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska së bashku me zëvendësministrin Zemri Qamili morën pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtesën e re të policisë në qendrën komunale Jegunovc.

Sektori policor në Jegunovc punon nga viti 2006 në baraka të përkohshme dhe obekti i ri duhet t’i përmbushë të gjitha standardet e sigurisë, por edhe standardet për komunikim dhe bashkëpunim të qytetarëve.
“Komuna Jegunovc që ka 8.000 banorë dhe territor prej rreth 78 kilomera metër katror ka nevojë për një objekt të këtillë modern për shkak të nevojave edhe të efektivëve të policisë, por edhe të qytetarëve”, theksoi Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button