Ademi konsideron se Ligji për arsimin e lartë është debatuar mjaftueshëm

Ministri i arsimit Abdilaqim Ademi, konsideron se Ligji për arsimin e lartë është debatuar mjaftueshëm.
“Nëse ka një ligj për të cilin është zhvilluar debat i vërtetë publik, është ky ligji për arsimin e lartë. Kemi pranuar edhe propozimin që programet studimore të universiteteve tona të harmonizohen me ato të universiteteve që në Listën e Shangajit janë renditur më mirë”, ka theksuar ministri Ademi.

Ai përsëriti se provimi shtetërorë do të jetë projekt pilot në vitin 2016/17 dhe nuk do të vlejë për të gjithë fakultetet. Studenti i cili do të dështon në provimin shtetëror pas vitit të dytë të studimeve do të mund të regjistrojë vitin e tretë.

Lajme të ngjashme

Back to top button