PDSH: Minsitri Abdilaqim Ademi është në shërbim të politikave të VMRO-DPMNE-së

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu në një konferencë për shtyp, tha se pakoja e Ligjit të arsimit edhe njëherë konfirmoi qëndrimin e PDSH-së dhe të shqiptarëve se BDI në tërsi dhe në rastin konkretë minsitri i arsimit Abdilaqim Ademi është në shërbim të politikave dhe interesave të VMRO-DPMNE-së dhe maqedonasve.

“Në këto ligje as një germë nuk është shqiptare dhe ndodhë maqedonizimi i arsimit. Abdilaqimi si ministër i arsimit nuk është në gjendje të sjell abetaren e unifikuar për nxënësit shqiptar. Nuk i largon na përdorimi tekstet ku ofendohen rëndë shqiptarët. Ai nuk ka kapacitet që të ndryshojë qoftë edhe një emër të një shkolle, por Abdilaqimi me zellë të madh po realizon projektet maqedonase të cilët janë në kundërshtim me interesin shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button