fbpx

“Klubi ELITA” akuzon Izet Mexhitin për shkelje të marrëveshjes dhe sulm ndaj OJQ-ve

Kryesia e Shoqatës për Edukim Arsimor dhe Kulturor të Qytetarëve “Klubi ELITA” – Shkup, reagon kundër zyrtarëve të Komunës së Çairit, në krye me Izet Mexhitin, të cilët sipas klubit në fjalë, në kundërshtim jo vetëm me marrëveshjen e arritur mes dy palëve, por edhe në kundërshtim me secilin kod të komunikimit të ndërsjellë mes institucioneve, të martën herët kanë thyer dyert e Qendrës Arsimore “Klubi ELITA” në Çair dhe kanë ndërruar drynat pa prezencën e asnjë përfaqësuesi të shoqatës.

“Përveç befasisë dhe shqetësimit që e ka shkaktuar kjo sjellje, që natyrisht ka rezultuar me paraqitjen e rastit në polici dhe paditjen e autorëve të këtij drynëzimi të shoqërisë civile, Klubi ELITA shfrytëzon rastin të shfaq edhe dëshpërimin e madh se në çfarë niveli ka rënë gjendja e këtij institucioni lokal. Klubi ELITA konsideron se ky nuk është sulm vetëm ndaj një shoqate, por ky është sulm ndaj gjithë shoqërisë civile, veçmas ndaj asaj pjese që nuk ngurron ta shpreh haptazi qëndrimin e saj kritik edhe për çështje publike “ thonë nga “Klubi ELITA”.

Ata informojnë se objekti është pronë e Komunës të cilin e shfrytëzon Klubi ELITA e cila më datë 26.04.2007, ka arritur marrëveshje ku në mënyrë decide thuhet se Klubi ELITA do ta shfrytëzojë këtë objekt deri më 01.05.2017, pa mundësi për t’u prishur kjo marrëveshje para afatit të paraparë. Ata thonë se e kanë rinovuar këtë vend duke e shndërruar atë në objekt të përshtatshëm edukativo arsimor.  (shih fotografitë).

KLUBI ELITA

“Nëse Izet Mexhiti është penduar për këtë marrëveshje dhe tashmë ka plane të tjera për ta vazhduar edhe aty “zhvillimin urban”, kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të bie mbi një shoqatë joqeveritare, e cila tashmë disa vite ndihmon në edukimin e qytetarëve të Çairit, gjë që si dëshmi kemi edhe familjarët dhe fëmijët e zyrtarëve dhe ministrave të partisë së tij, të cilët kanë diplomuar falas në kurset e organizuara nga Klubi ELITA, me çka kjo shoqatë ka dëshmuar që për arsim nuk njeh kufij partiakë apo politikë.” shprehen ata.

Sipas tyre, Izet Mexhit, në vend që këtë “pendim” të tij, ta zgjidh nëpërmjet institucioneve juridike dhe ligjore, ai merr rrugën “patriotike” dhe kokë në vete urdhëron të thyhen dyert e Qendrës Arsimore “Klubi ELITA”.  Komuna para një muaji ka dërguar letër duke e ndërprerë marrëveshjen, por kjo sipas Kryesisë së “Klubi ELITA” nuk është arsyetim për veprimin e tillë.

“Të gjendur në këtë situatë, kur pas këtij veprimi mund të lexohen edhe mesazhe të tjera që asocojnë në një kohë të perënduar, kur të gjithë duhej të mendonin njësoj, Klubi ELITA konfirmon se do të vazhdojë t’i përmbahet marrëveshjes së nënshkruar, por edhe detyrimeve të veta programore për edukimin dhe arsimimin e të rinjve të Komunës së Çairit dhe se Izet Mexhiti “të drejtën” e tij do të mund ta fitojë vetëm me vendim gjyqësor.” thonë nga “Klubi ELITA”.

KLUBI ELITA

KLUBI ELITAqendra4

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close