Ziadin Sela komenton sjelljen e Rafiz Alitit

Rafiz Aliti i BDI-së e tha një të vërtetë kur përmendi kontributin e partisë  në pushtet për projektin monoetnik “Shkupi 2014” është shprehur për portalin Shenja Lideri i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela, duke komentuar sjelljen e fundit të deputetit të BDI-së.

Sipas tij, do të ishte mirë sikur ky të ishte i vetmi projekt anti-shqiptar i BDI-së, por fatkeqësisht kjo parti ka mbështetur më qindra projekte të tilla.

Sipas Selës kjo deklaratë e Alitit nuk do të reflektojë brenda BDI-së, sepse nuk mund të pretendohet se në BDI “nuk e dinë” se çfarë kanë bërë.

“Është e qartë se BDI ka votuar për këtë projekt, bile e ka bërë edhe më të keqen, ka gënjyer shqiptarët se gjoja në kuadër të këtij projekti ka futur edhe përmendore të figurave shqiptare. Por, kjo nuk është dëshirë e Ali Ahmetit dhe e Nikolla Gruevskit se cilat duhet të jenë përmendoret që duhet t’i përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni. Kjo duhet të jetë dëshirë e deputetëve, të cilët e përfaqësojnë popullin. Prandaj, jo rastësisht me ligj, për përmendoret vendos Kuvendi”, ka deklaruar Sela.

Sipas tij, deklarata e Alitit duhet të reflektojnë në popull dhe një herë e përgjithmonë t’ia kthejnë shpinën këtij subjekti politik i cili i ka shitë interesat e shqiptarëve, i ka përulur para bllokut politik maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button