Wizz Air gjatë 2014 ka transportuar 15.800 milion pasagjer duke shënuar rritje për 17 përqind

Wizz Air, kompania më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Lindore dhe Qendrore, njoftoi sot se gjatë vitit 2014 kanë transportuar 15.800.000 pasagjerë, duke shënuar rritje prej 17% të numrit të udhëtarëve për dallim nga viti i kaluar.

Në fund të vitit, linja ajrore kishte fluturime me zbritje për 106 destinacione në 37 vende, në gjithsej 355 drejtime.

Wizz Air zotëron 54 aeroplanë, “Airbus A320”, dhe shërben 18 objekte operative në 10 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Baza e paralajmëruar për në Tuzla, Bosnje dhe Hercegovinës, do të fillojë me punë nga muaji qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button