Ibrahimi: Ministria e arsimit udhëheq politik antishqiptare,USHT-ja në mëshirën e zotit

Deputeti i PDSH-së, Organ Ibrahi, gjatë fjalës së tij në parlament, tha se që në fillim kanë qenë kundër themelimit të akademisë për mësimdhënës, sepse ky shtet tregon dhe dëshiron të tregojë se themelonë instuticione maqedonase.

“Në esencë ndoshta skemi të drejtë, por mendojmë se ky institucion nuk plotëson kërkesat e studentëve shqiptarë. Ndoshta është dashtë të themelohen dy institucione një për studentët maqedonas dhe një akademi vetëm për stuudentë shqiptarë dhe këtë nuk e kanë parapa nga Minsitria për Arsim. Tentativa e tyre është se kjo akademi i ngerthen edhe nevojat e shqipotarëve. Ne propozuam 11 amandamente që të përmirësojmë këtë themelim të akademisë, por ato nuk u pranuan. Propozimi jonë ishte që kjo akademi të ketë dy seli një Tetovë dhe një në Shkup si dhe këshilli programor apo themelues të kishte parasyshë përfaqësimin e drejtë, të punësuarit në akademi të njohin në mënyrë aktive edhe gjuhën shqipe”, tha Ibrahimi.

Sas tij, ministria e arsimit udhëheq politik antishqiptare duke diskriminuar isntitucionet e larta të arsimit. Qeveria, universitetin e Tetovës e ka lënë gati në mëshirën e zotit dhe nuk bën përpjekje që ta përmirësojë atë. Duke iu referuar USHT-së, Ibrahimi thotë se:”Na dalin shumë fakte dhe dëshmi se si diskriminohen institucionet e larta arsimore. Bëhet perpjekje që stafi akademik të mbushet me profesor të ardhur prej rruge me rektor me një diplom diskutabile dhe i cili per 5 muaj i mer të gjitha titujt shkencorë me një senat të mbushur me kategorinë e njëjtë që i ngjason rektorit me nje kryetar partie partie si Ali Ahmeti i cili na del me titull profesor doktor, publiku nuk e din ku e ka marrë atë titull. Për këto arsye kemi dilemën se akademia për mësimdhënës do të jetë ekskluzivisht i themeluar për studentët maqedonas”.

Lajme të ngjashme

Back to top button