Në lagjen Maxhari mbrëmë është sulmuar një nëpunës i policisë

Në lagjen Maxhari mbrëmë është sulmuar një nëpunës i policisë në tentim për ta legjitimuar personin I.A. nga Shkupi. Nga sulmi ka marrë lëndime në fytyrë.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, në orën 01.45, në Shkup në rrugën “Bllagoja Stefkoski”, patrulla e policisë ka tentuar ta legjitimoj I.A. (41) nga Shkupi, por ai ka kundërshtuar dhe fizikisht ka sulmuar nëpunësin e policisë, duke i shkaktuar lëndime të dukshme në fytyrë.

I.A. është paraburgosur dhe merren masa për ndriçimin dhe dokumentimin e tërësishëm të rastit, për të cilin do të ngritët kallëzim adekuat penal.

Lajme të ngjashme

Back to top button